Hapen pishinat në Prizren

0
427

Pishinat në Prizren nga sot kanë hapur sezonin 2021. Krerët e shoqatës së pishinave kanë pohuar se funksionimi i tyre bazohet në manualin që i është dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë javës së kaluar.

Në anën tjetër vizitorët kanë mirëpritur hapjen e pishinave. Biznesi i pishinave nga dita e hënë ka filluar sezonin veror, dhe sipas përfaqësueve të tyre janë duke u respektuar masat anti-covid. Diamant Paçarizi, kryetar i Shoqatës së Pishinave të Kosovës ka theksuar se puna ka filluar mbarë dhe se vizitorët po i respektojnë masat, të cilat sipas tij janë publikuar në rrjete sociale.

Ai shton se bashkë me kolegët kanë pritje të mëdha nga ky sezon, marrë parasysh mbylljen e vitit të kaluar si pasojë e pandemisë. Sipas tij pishinat nuk janë mbështetur nga shteti, dhe se pritet që kjo cështje të adresohet në fund të sezonit. Në anën tjetër vizitorët e pishinës kanë mirëpritur këtë hapje, duke e arsyetuar me nevojën për freskim dhe relaksim. Sipas tyre ka respektim të masave anti-covid. Përfaqësuesit e biznesit të pishinave më herët kanë deklaruar se janë më të dëmtuarit në vend nga pandemia./TvPz

Leave a Reply