Hajni hyn në shtëpinë e 94-vjeçarit në Prizren, ia vjedh 140 euro

0
170
Foto: Ilustrim

Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka arritur që viktimës, burrë i moshuar (rreth 94 vjeçar) që t’ia marrë 140 euro.

Ky rast ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren, dhe është konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se në momentin e grabitjes viktima ka qenë i vetëm në shtëpi.

“Hetimet po zhvillohen nga stacioni policor dhe hetuesit rajonal në Prizren”, tha Gashi.

Ai theksoi se i moshuar nuk ka pësuar ndonjë lëndim nga ky rast. 

Leave a Reply