Ylli i Manchester City, Erling Haaland, ka refuzuar krahasimet me legjendat Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, pavarësisht formës së jashtëzakonshme këtë sezon.
Norvegjezi ka shënuar 17 gola në 13 ndeshje në të gjitha garat dhe performancat e tij janë vlerësuar edhe nga trajneri Pep Guardiola.
Megjithatë, Haaland ka theksuar se nuk është në të njëjtin nivel me dy yjet e futbollit botëror:
“Jo, aspak. Shumë larg. Askush nuk mund t’u afrohet atyre dyve,” tha ai./04 Online













































