Guardiola flet për largimin e Kloppit: Tani do të fle më mirë, është rivali më i madh i imi

0
179

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, njoftoi dje se në fund të sezonit do të largohet nga Liverpooli, çka tronditi jo vetëm tifozët e ‘The Reds’, por gjithë botën e futbolli.

Rivali i tij, Pep Guardiola, i është ‘gëzuar’ këtij lajmi, pasi ka thënë se tani do të bëjë gjumë më të mirë.

“Klopp largohet? Do të fle më mirë! Një ditë para se të luaja me Liverpoolin, ishte gjithmonë një makth”.

Spanjolli ka pohuar se Klopp ishte rivali më i madh i tij në karrierën e tij.

“Rivali më i mirë që kam pasur ndonjëherë në jetën time. I uroj gjithë të mirat. Ai do të kthehet, jam i sigurt”, ka deklaruar Pep.

Leave a Reply