Goli i shënuar nga 16-vjeçari i kushton Realit 2.5 milionë euro

0
212

Goli i shënuar nga sulmuesi i ri i Palmeirasit, Endrick, kundër Barcelona de Guayaquil në Copa Libertadores ishte i pesti për të në këtë sezon.

Kjo statistikë do të thotë se Reali i Madridi do të duhet të paguajë më shumë për këtë “diamant” të futbollit brazilian.

Në negociatat mes klubit “merengues” dhe Palmeirasit është përcaktuar se çmimi (35 milionë euro) mund të lëvizë në varësi të evolucionit të lojtarit të ri. Që do të thotë se mund të shkojë deri në 60 milionë euro.

Vetëm nga fakti që Endrick ka arritur të shënojë në ndeshjen e fundit të Palmeirasit e ka rritur me 2.5 milionë euro çmimin fillestar.

16-vjeçari duhet të bindë trajnerin Abel Ferreira që t’i japë më shumë hapësira në formacion, teksa në ndeshjen e fundit e aktivizoi në minutën e 38-të të pjesës së dytë. Pavarësisht kohës së shkurtër, shënoi golin e katërt të ekipit të tij (4-2) pas vetëm dy minutash në fushë.Kështu, Endrick u bë lojtari më i ri që shënon në Libertadores në të gjithë historinë e Palmeirasit dhe i pesti në historinë e kompeticionit.

Të dielën e ardhshme, talenti 16-vjeçar brazilian do të ketë një mundësi të re për të luajtur, kundër São Paulos, në kampionatin brazilian, në orën 21:00.

Leave a Reply