Glauk Konjufca konfirmon se do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit

0
437

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar se do të kandidoj për kryetar të Kuvendit por nuk e di se a do t’i marrë votat e mjaftueshme, shkruan IndeksOnline.

Konjufca në “Rubikon” ka thënë se është i gatshëm që të bëj kompromise për të mirën e vendit.

“Për kandidaturën e kryetarit të Kuvendit nuk e përjashtoj mundësinë, e askush nuk e din a do të jem kryetar. Do të ishte befasi nëse s’do të isha kandidat.

Glauk Konjufca është i gatshëm të bëj kompromise për të mirën e vendit.

Nuk e kam parë nga dimensioni që akti im ka qenë i reduktuar që t’ia lëshoj vendin Vjosa Osmanit, ashtu ishte rezulati konkrekt, i lëshohej rrugë krijimit një qeverie që e kishin kërkuar qytetarët”, tha ai.

Leave a Reply