Gjermania në izolim për festat e fundvitit

0
336

Gjermania do t’i mbyllë të gjitha dyqanet dhe shkollat dhe do të limitojë kontaktet sociale si përpjekje për të ulur kurbën e infektimeve me koronavirus, që së fundmi ka qëndruar lartë.

Kancelarja Angela Merkel dhe krerët e 16 shteteve janë pajtuar të dielën që të shtrëngojnë masat e izolimit nga 16 dhjetori deri më 10 janar për të ndalur rritjen e rasteve të reja me COVID-19.

Nga e mërkura, të gjitha dyqanet jo-esenciale do të mbyllen, ka thënë Merkel në një konferencë për media, raporton AP.

Edhe masat e distancës sociale do të shtrëngohen gjatë Krishtlindjeve. Vetëm pesë njerëz nga dy shtëpi mund të takohen përgjatë vestave – duke mos përfshirë fëmijë nën moshën 14-vjeçare.

Janë pezulluar edhe hedhjet e fishekzjarrëve, ndërsa për natën e Vitit të ri s’lejohen as grumbullimet.

Secili shtet në vete do të vendosë për shkollat dhe çerdhet.

Gjermania ka regjistruar 20 mijë raste të reja ditore të dielën dhe 321 vdekje./Koha

Leave a Reply