Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

0
393

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:25, në Prizren.

Siç thuhet në raport, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Leave a Reply