Gastronomët kërkojnë heqje të orës policore e punë pa kufizime në orar

0
288

Arian Vranica në emër të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ku është edhe sekretar, ka kërkuar që të hiqet ora policore, por jo vetëm.

Sipas tij, bizneset gastronomike e meritojnë të punojnë lirshëm, pa kufizime në orar, sepse janë industria që prinë sa i përket dëmeve nga pandemia, respektivisht masat, përcjell GazetaBlic. Tutje, ai shtoi se gjendja epidemiologjike është dëshmia më e mirë se masat aktuale janë të tepërta.

“Po mendoj se duhet të ketë masa të reja, sepse siç edhe po shihet, gjendja epidemiologjike dhe procesi i vaksinimit janë duke shkuar shumë mirë ,andaj s’ka arsye që ta kufizojmë orarin e lëvizjes. Sipas nesh, ora policore duhet të hiqet, pasi e konsiderojmë të panevojshme.

Në bazë të hulumtimeve shkencore, qëndrimi i më shumë se një jave i masës, nuk jep efekt më të madh të rënies së rasteve.Ne mendojmë se duhet me funksionu pa kufizim, pra siç e përcaktojnë rregulloret komunale.

Sepse, siç shihet nuk mund të ketë përshkallëzim të situatës epidemiologjike, andaj duke marrë parasysh edhe faktin se jo të gjitha bizneset gastronomike kanë qenë përfituese të masave të Qeverisë, e kur kësaj ia shtojmë se gastronomia është industria që prinë sa i përket dëmeve, mendoj se duhet të punojmë ashtu siç e ceka edhe më lartë, pra pa orar”, tha mes tjerash Vranica.

Leave a Reply