Frenkie de Jong në radarët e Al-Ittihad, bisedimet kanë nisur

0
27

Viti 2025 mund të sjellë ndryshime të rëndësishme te Barcelona, me largimin e disa lojtarëve kryesorë, shkruan 04 Online.

Ronald Araujo përflitet për një transferim te Juventusi, ndërsa Frenkie de Jong pritet të jetë largimi më i madh në verë, nëse nuk rinovon kontratën që i skadon në vitin 2026.

Sipas “Relevo,” klubi saudit Al-Ittihad ka nisur bisedimet për transferimin e De Jong, me ish-drejtorin sportiv të Barcelonës, Ramon Planes, që drejton negociatat. Mbetet për t’u parë nëse marrëveshja do të konkretizohet gjatë verës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here