Nata e pestë e protestës në Prishtinë, qytetarët mblidhen edhe sonte në sheshin “Skënderbeu”

0
53

Sonte pritet që sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë të mbushet sërish me qytetarë që do të protestojnë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

Protesta e pestë radhazi është paralajmëruar të nisë në orën 21:00, ndërsa në të pritet të marrin pjesë edhe figura publike dhe përfaqësues të ndryshëm të jetës politike e shoqërore.

Protesta vjen pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” çdo natë që nga shpallja e aktgjykimit, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale.