Franck Kessie, një hap larg Barcelonës/ Mesfushori kalon testet mjekësore

0
304

Franck Kessie ka bërë një hap përpara drejt transferimit në “Camp Nou”. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka përfituar nga pauza e kampionatit, për të udhëtuar drejt Luganos, ku ditën e hënë ka përfunduar ekzaminimet e tij mjekësore me Barcelonën.

Marrëveshja midis klubit katalanas dhe mesfushorit të Milan-it ishte arritur pak ditë më parë dhe palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, me 25-vjeçarin i cili do të përfitojë 6.5 milionë euro në vit, ndërsa kontrata do të përfundojë në javët në vijim.

Franck Kessie dhe Milan, prej kohësh ishin në negociata të vazhdueshme, por kërkesat e lojtarit u konsideruan të larta nga drejtuesit e klubit dhe tashmë nuk ka asnjë kthim pas. Me largimin e mesfushorit, asnjë lojtarë i epokës së drejtuesve kinez, nuk do të jetë pjesë e Milan-it sezonin e ardhshëm, ndërsa në krahun tjetër Barcelona, përforcon ndjeshëm repartin e mesfushës, me cilësi dhe muskuj.

Franck Kessie u bashkua me Milan-in në verën e vitit 2017 nga Atalanta, ndërsa në total, në të gjitha kompeticionet, ai numëron 214 ndeshje dhe 36 gola me 18 herë kampionët e Italisë.

Leave a Reply