Gati të nisë epoka “Conte”, De Laurentiis përgatit prezantimin plot stil

0
132

Epoka e Antonio Conte në Napoli është gati të fillojë. Klubi italian, siç raporton sot media italiane, është gati të mirëpresë trajnerin e ri. Në fakt, Conte ka arritur një marrëveshje përfundimtare me skuadrën nga Campania. Bëhet fjalë për një kontratë trevjeçare për 7-8 milionë euro në sezon.

Një ofertë shumë e rëndësishme për ish-trajnerin e Juventusit, gati për t’u rikthyer përfundimisht në Serinë A. Palët i kanë përcaktuar të gjitha detajet  dhe tani pritet vetëm njoftimi zyrtar.

Megjithatë, ka disa data për të shënuar me të kuqe në kalendar. Në fakt, Conte mund të prezantohet zyrtarisht që të hënën ose të martën në mjedisin fantastik të Teatrit San Carlo, në Napoli. Një sfond perfekt për ardhjen e një trajneri të madh, entuziast për fillimin e aventurës së tij në Napoli.

Klubi italian ka qenë gjithmonë zgjedhja e tij e parë dhe Conte nuk ka pasur asnjë dyshim. Objektivi, pa dyshim, do të jetë kthimi në rrugët e fitoreve pas një sezoni për t’u harruar./SS

Leave a Reply