Formacioni i mundshëm i Barcelonës në sezonin 2022/23 me Lewandowskin dhe transferimet tjera

0
394

Barcelona ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me Bayern Munich për transferimin e Robert Lewandowskit, me transferimin që do të kompletohet pas përfundimit të testeve mjekësore.

Blaugranët kanë vazhduar rindërtimin e skuadrës nën drejtimin e Xavit gjatë këtij afati kalimtar, ku edhe pse Pierre-Emerick Aubameyang u nënshkrua nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit, një qendërsulmues i ri i klasit botëror është shtuar në skuadër.

Edhe pse Barça nuk është në një pozicion të shëndetshëm financiar, nënshkrimi i një sulmuesi të klasit të lartë si Lewandowski ishte prioriteti i tyre numër një këtë verë dhe atë e kanë arritur.

Lewandowski ka mbërritur tashmë dhe është gati ta udhëheq vijën e sulmit në skuadrën e Xavit për sezonin e ri 2022/23.

Por, si do të duket formacioni titullar i Xavit sezonin e ardhshëm?

Së bashku me Lewandowski, Barcelona tashmë ka nënshkruar me Andreas Christensen dhe Franck Kessie si lojtarë të lirë, ndërsa Raphinha ka ardhur nga Leeds United për 65 milionë euro.

Klubi spanjoll po shikon gjithashtu emra si Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso të Chelseat, si dhe Jules Kounde i Sevillas dhe Bernardo Silva i Manchester Cityt. Por, për 11-shen titullare do të shikohen vetëm lojtarët që janë tashmë në klub.

Marc-Andre ter Stegen mund të mos jetë në formën më të mirë të karrierës së tij, por ai do të mbetet numri një i Barcelonës.

Sergino Dest duket se nuk ka besim të plotë nga Xavi, por një mbrojtës i ri i djathtë nuk është nënshkruar ende, dhe me largimin e Dani Alves, amerikani duket se do të fillojë sezonin si titullarë.

Gerard Pique mund të humbasë vendin ndaj nënshkrimit të ri Christensen, i cili mund të jetë partneri i Ronald Araujo në prapavijë. Jordi Alba do të ruajë vendin e tij si mbrojtës i majtë.

Zona më e fortë e Barcelonës në fushë ka qenë ndoshta mesfusha gjatë vitit të kaluar, por Frenkie de Jong duket se do të largohet për te Manchester United. Dyshes së preferuar, Sergio Busquets dhe Pedri do t’i bashkohet njëri mes Gavit ose Kessiet. Spanjolli i ri ka të ngjarë të fillojë sezonin duke qenë se e njeh ekipin.

Me Dembelen që nënshkruan një marrëveshje të re, opsionet janë të shumta. Ansu Fati dhe Ferran Torres mund të jenë të dy që do të mungojnë, pasi francezi pritet të jetë pjesë e treshes sulmuese së bashku me nënshkrimin e ri Raphinha dhe Lewandowski në qendër.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës 

Leave a Reply