Finale për titullin në Arabinë Saudite: Al Nassr dhe Al Hilal përballen në superderbin e sezonit

0
58

Një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite zhvillohet sonte, aty ku Al Nassr dhe Al Hilal përballen në një duel që mund të vendosë fatin e titullit kampion.

Takimi i madh luhet në stadiumin “King Saud University” në Riyadh dhe pritet të dhurojë emocione të jashtëzakonshme për tifozët e futbollit, shkruan 04 Online.

Al Nassr hyn në këtë sfidë nga pozita e parë në tabelë me 82 pikë të grumbulluara, duke mbajtur një epërsi prej pesë pikësh ndaj rivalit direkt, Al Hilal. Megjithatë, skuadra mysafire ka një ndeshje më pak të zhvilluar, çka e bën garën për titull edhe më dramatike.

Për Al Hilal, kjo sfidë konsiderohet vendimtare. Një fitore sonte dhe triumfi në ndeshjen e mbetur do ta çonin skuadrën në krye të kampionatit, duke përmbysur gjithçka në javët finale të sezonit.

Nga ana tjetër, Al Nassr synon ta shfrytëzojë avantazhin e fushës dhe të bëjë hapin më të madh drejt trofeut të kampionit, në një përballje që po konsiderohet si “finalja” e vërtetë e futbollit saudit.

Të gjithë sytë do të jenë të kthyer nga Riyadhi, aty ku pritet një spektakël futbollistik mes dy skuadrave më të forta të momentit në Arabinë Saudite./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here