Facebook vjen me ndryshime të reja

0
342
Woman showing a Facebook icon

Platforma e njohur sociale ndau skedën Home në dysh të enjten. Lëvizja përfshin shtytjen e Facebook për të ofruar më shumë përmbajtje argëtuese dhe të rekomanduar për përdoruesit, duke e kthyer platformën në atë që Mark Zuckerberg e quan një “sistem zbulimi”. Synimi, natyrisht, është ta mbajë hapin me rivalët si TikTok, të cilët tërheqin vëmendjen e gjeneratave të reja.

Pasi ta hapni Facebookun, do ta shihni skedën Home të ridizajnuar për të ndihmuar në zbulimin e përmbajtjeve të reja bazuar në rekomandimet e personalizuara të krijuara nga inteligjenca artificiale. Skeda Home do të shfaqë gjithashtu Stories nga Facebook dhe Reels nga Instagram, duke i inkurajuar përdoruesit t’i instalojnë të dyja platformat.

Burimi: Screenshot (Meta)

Përveç skedës së re Home, përdoruesit do ta kenë një skedë Feeds, e cila nuk do të përmbajë përmbajtje të sugjeruar, por postimet më të fundit nga miqtë dhe grupet e ndjekura. Në skedën Feeds, përdoruesit do të jenë në gjendje t’i krijojnë ‘të preferuarat’ për t’i filtruar miqtë, faqet dhe grupet që u interesojnë më shumë.

Të dy skedat do të vazhdojnë të jenë plot me reklama dhe të tjerat, si Facebook ëatch dhe Groups, do të mbeten të njëjta.

“Ne e kuptojmë se ju dëshironi më shumë opsione kur e rregulloni dhe e shikoni përmbajtjen”, thuhet në njoftimin zyrtar. “Ka raste kur doni t’i shihni postimet e fundit nga grupe të ndryshme ose planifikoni të argëtoheni”.

Pamja e re e platformës vjen pas njoftimit të javës së kaluar se përdoruesit do të lejohen të përdorin deri në pesë profile brenda një llogarie të vetme. Facebook shkruan se opsioni është bërë për ta bërë më të lehtë personalizimin dhe organizimin e përvojës kur ndërveproni me grupe të ndryshme – për shembull, miqtë dhe kolegët e punës, shkruan CNN.

Facebook dhe Instagram kanë qenë nën kritika për vite me radhë për kopjimin e veçorive të tyre më të njohura nga platformat e tjera, në vend që ta shpiknin të tyren. Reels-at, të cilat Meta tani po përpiqet t’i futë më thellë në Facebook, janë kopje të videove nga TikTok. Përmirësimet e platformës duken gjithashtu si një përpjekje për ta kopjuar qasjen e TikTok në mbajtjen e përdoruesve në pajisje duke shfaqur ‘përmbajtjen e rekomanduar’ dhe Facebook dëshiron t’u japë përdoruesve njëfarë autonomie në zgjedhjen e përmbajtjes që duan të shikojnë./CNN

Leave a Reply