1.4 milion euro Ministria ndau për implementimin e rrjetit 5G në Parkun e Inovacionit në Prizren

0
214

Gjatë këtij muaji, Ministria e Ekonomisë  hapi tender për implementimin e rrjetit të pavarur jo publik 5G , në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren.

Për këtë qëllim, Ministria e Ekonomisë ka ndarë 1,400,000 euro, si vlerë të parashikuar për kontratë, me kohëzgjatje 36 muaj.

Lloji i procedurës së përdorur, për këtë aktivitet të prokurimit është i hapur, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Data 18.08.2022, është caktuar afati deri kur operatorët ekonomik të interesuar mund t’i dorëzojnë ofertat e tyre.

Nga përshkrimi i çmimeve të këtij tenderi mësohet se duhet të bëhet mplementimi, operacionalizimi dhe optimizimi i Rrjetit të Pavarur Qendror (Core) 5G dhe Rrjetit të qasjes radio (RAN) 5G në kampusin ITP në Prizren, implementimi i Modeleve të Përdorimit (Use Case) dhe trajnimet dhe Certifikimet profesionale në vend (“on-site”) për temat aktuale dhe të ardhshme të 5G dhe më gjerë

Sipas Ministrisë  së Ekonomisë , bazuar në Shtojcën 1 të Rregullores Nr.02/2021 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, përmes Departamentit të Postë-Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative e Komunikuese, ndër të tjera ka dhe këto kompetenca:

  • përkrahja e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve, në veçanti tregtinë elektronike, identifikimin elektronik, sigurinë e sistemeve të informacionit,
  • Inteligjencën Artificiale, si dhe teknologjitë tjera të reja (Internet of Things, Big Data, Cloud Computing, Virtual Reality, 3D Printing, etj./Kallxo

Leave a Reply