Epidemiologu Dedushaj: Vaksina të mbron nga vdekja e sigurt, shkollat të mos hapen më 1 shtator

0
347

Epidemiologu kosovar, Isuf Dedushaj, deklaroi se gabimi që bëmë ne në raport me pandeminë ishte fakti që u liruam shumë shpejt.

Tek shtimi i numrit të të infektuarve ai tha se ndikoi ardhja e mërgimtarëve tanë nga gjithandej globit, shkuarja e kosovarëve për pushime në vendet kur veçse kishte marr hov varianti Delta dhe mosrespektimi i masave.

“Situatën e kanë kuptuar bukfalisht, sepse masat duhet të respektohen derisa dy javë ditë të mos kemi raste me infektim, dhe atëherë mund të themi se situata epidemiologjike është e qetë”.

Dedushaj për Klan Kosova bëri të ditur se derisa forma e vjetër e COVID-it nga 1 person infektonte 3 të tjerë, tek varianti Delta është nga një preken 10.

Megjithatë, ai tha se forma klinike e variantit Delta është shumë më e lehtë se varianti i parë.

Ndërkaq sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, epidemiologu Dedushaj tha se me 50 vjet është marrë me vaksina dhe se asnjëherë në historikun e mjekësisë nuk është zbuluar ndonjë metodë më e mirë, më e lirë dhe si vetmja formë e parandalimit të sëmundjeve ngjitëse se vaksinat.

“Ardhmëria e parandalimi të sëmundjeve vrastare ka me qenë vaksinimi”.

“Vaksina e ka një të keqe të madhe që të mbron prej vdekjes së sigurt. Fatbardhësisht Kosova i ka marr vaksinat më të mira e më efikase. Doza e parë mbron deri në 80%, ndërsa e dyta deri në 99%. Vaksina do të mbrojë karshi sëmundjes dhe vdekjes. Më këto vaksina të gjithë janë të mbrojtur, edhe ndaj variantit Delta”.

AI madje vlerësoi se kjo çështje do të bëhet si gripi sezonal dhe se madje do ta marrim vaksinën çdo vit, nga një dozë.

“Kësaj vaksine do t’i futen edhe komponentët tjerë derisa kjo sëmundje të eliminohet krejtësisht”.

Përveç kësaj, Dedushaj sugjeroi që masa më efikase në luftë kundër kësaj sëmundjeje është izolimi dhe tha se duke pasur parasysh që të infektuarit janë edhe fëmijë , sugjeroi që shkollat të mos fillojnë mësimin më 1 shtator.

“Së paku të pritet deri më 21 shtator që të shohim se çfarë do të ndodhë, se një numër i madh i fëmijëve do të infektohen dhe edhe pse nuk do ta vërejnë shumë, do të jenë burime të bartjes së infeksionit”.

Leave a Reply