Epidemia e vetmisë/ Brezi më fatkeq, fundi i dashurisë dhe seksit është shumë afër

0
168

A ju kujtohet dashuria? A është ende ajo që ka qenë dikur, apo jo? Sot për të nuk ka dhe aq këngë, ndaj a do të zhduket për fare një ditë? A mos sot po kalojmë shumë kohë duke lexuar dhe interpretuar veten, dhe shumë më pak kohë duke e lënduar veten? Ndoshta. Jemi në një shekull tjetër, në një epokë tjetër, të futur në një të ardhme që ende nuk e kuptojmë se çfarë duam të bëjmë me të. Dhe a mund të quhet ky progres, apo periudhën më të mirë e kemi lënë tashmë pas?

Parashikime mbi fundin e dekadës

“A do të bëhemi të gjithë tekno-seksualë? Apo jemi të tillë tashmë?”– pyeti së fundmi në një artikull gazeta amerikane “Neë York Times”. Aplikacionet e takimeve garantojnë vetëm kontakte afatshkurtra. Dhjetë vjet më parë, njerëzit e respektuar ishin në siklet për aplikacione si Tinder dhe të ngjashmit e tij, që ndihmonin për të shtuar numrin e njohjeve të reja.

Kjo sepse në takimet e siguruara në këtë mënyrë, pra jo të rastësishme, por të qëllimshme, binte gjithmonë hija e dyshimit moral, e qëllimeve të fshehta sa për t’u dukur, e meshkujve të tmerrshëm, e burrave të martuar që kërkonin të shpërqendronin disi mendjen nga rutina.

Tani jo më sepse, gjithçka është normale. Kjo edhe sepse ku doni të takoni rastësisht dashuritë e jetës tuaj? Ku? As në kinema nuk po shkojmë më. Edhe darkat duhet të organizohen duke pyetur 3 javë para “A do të vish?”. Ndërkohë në mbrëmje duam të flemë, sepse jemi të rraskapitur nga teknologjia.

Shoqëritë shumë komode dhe të përparuara, nuk do të kenë më nevojë për çiftin e lumtur? Apo secili do të vendosë të reagojë në mënyrën e vet ndaj mungesës së lumturisë? Eksperiment me miun nga Calhoun në vitin 1962, treguan pikërisht këtë: na jepni gjithçka, dhe ne nuk do të duam më asgjë.

Etologu i famshëm, mori një koloni minjsh dhe i nxori jashtë për të pasur një jetë më të mirë. Minjtë që po jetonin shumë mirë, kishin ushqim, ujë, qetësi dhe klimë e butë, u çmendën. Ato po rrinin të vetmuar dhe ishin të pa interesuar për t’u çiftuar. Disa u bënë agresivë, dhe të tjerë të fiksuar vetëm pas vetes së tyre.

Merrni komeditë romantike, që sot gati nuk po shihen më. Provo t’i rekomandosh një të riu një film klasik si “Kur Harry takoi Sallyn”. Do të ta kthejë mbrapsht. Sepse sot çifti është në modë, duhet të jetë psikotik, i çrregullt. Filmat e suksesshëm, kanë sot si temë shpengimin individual (nga vetja), çmendurinë, lidhjet e shkurtra të dashurisë, që as të japin dhe as të marrin shumë.

Epidemia e vetmisë/ Brezi më fatkeq, fundi i dashurisë dhe seksit

Më pak marrëdhënie seksuale

Kujtoni pak se ku goditi kriza. Po, pikërisht atje, në shtëpinë e ‘të dashuruarve” më të mirë në botë, francezëve. Ata publikuan një studim (Groupe Ifop) që konfirmon se ka një rënie të madhe të dëshirës për seks. Kjo krizë është e padëgjuar dhe shumë serioze. Është fikur pasioni. Por a është e kthyeshme kjo krizë? Gjetjet flasin për një “rënie të paprecedentë të aktivitetit seksual”. Çiftet shkojnë deri në dhomën e gjumit, me të vetmen dëshirë për të fjetur.

Vetminë do ta quajmë diçka tjetër

Sot flitet shpesh për një epidemi të vetmisë, e nxitur nga ritmi i përshpejtuar i jetës dhe përhapja e teknologjisë në të gjitha ndërveprimet tona sociale. Me këtë përshpejtim, shkroi së fundmi dr.Vivek Murthy në The Guardian, efikasiteti e ka eliminuar kompleksitetin që kërkon shumë kohë të trajtohet në marrëdhëniet reale.

Dhe rezultati është një krizë në të njëjtën shkallë si epidemia e opioideve apo obezitetit. Një studim i vitit 2018 nga fondacioni “Kaiser Family”, zbuloi se 1 në 5 amerikanë ndihej gjithmonë ose shpesh i vetmuar ose i izoluar nga shoqëria.

Pandemia vetëm sa i ka përforcuar këto përshtypje

Le ta pranojmë tani se ekziston një epidemi e vetmisë. Ajo është epidemia e njerëzve që preferojnë të qëndrojnë në shtëpi, sepse oferta për ta është përmirësuar shumë. Kohët e fundit po ndodhin gjëra të mahnitshme, edhe për ata që rrinë kryesisht në shtëpi. Frekuentimi në bare është zëvendësuar nga media sociale, ndërsa kinemaja (Netflix) të vjen direkt në shtëpi.

Tani mund të zgjedhësh midis 500 filmave të rinj apo të vjetër. Për më tepër nëse dëshironi, ata do t’iu dërgojnë pica në shtëpi. Nuk mjafton kjo? Atëherë hapni ËhatsApp-in dhe me një kërkesë do t’iu dërgojnë fjalë dashurie dhe foto artistike, duke qenë i bindur se nga ana tjetër mund të jetë partneri juaj i ardhshëm.

Dhe nëse kjo nuk është më e mira e mundshme, atëherë unë nuk e di se çfarë mund të jetë tjetër. E të mendosh që ky cilësohet si brezi më i pafat i të gjitha kohërave. A do të zgjasë kjo gjendje? Po. E çfarë do të themi për veten tonë pas 10 vjetësh?

Pyes ata që janë vazhdimisht në zi, ata që mbyten nga lotët dhe që ndihen të pa shpresë për të ardhmen. Ata që mendojnë se gjithçka është një problem, ata që përjetojnë një dhimbje të ngjashme me Ëerteri-n dhe Sizifin, ata që janë përndjekur nga fati i keq, dhe që u duket sikur janë gjithë kohës në shënjestër. A do t’i njohim këto vite luksoze? A do të jemi aq të sinqertë, sa ta pranojmë se më mirë se kaq është vërtet e pamundur? /Ester Viola – autore italiane, Il Foglio

Leave a Reply