Eksperti i komunikacionit: Gratë janë më të kujdesshme në trafik sesa burrat

0
395
Foto: Ilustrim

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, ka thënë se gratë janë më të kujdesshme në trafik në krahasim me burrat.

Ahmeti ka deklaruar se shoferet gra shkaktojnë më pak aksidente në komunikacion.

“Problemi nuk është që ne nuk po dimë me ngas automobilin. Tek gjinia e kundërt, te femrat, kur dalin me automjet më së paku kemi numër të aksidenteve sepse kujdesen më shumë, mirëpo problemi është që dëshira e madhe për me ngas automjetin ne i themi edhe shofer i dobët”, tha ai në T7.

Ai e ka pranuar se ka keqpërdorime edhe te procesi i marrjes së patentë shoferëve.

“Nuk e mohoj që edhe patentë shoferët keqpërdoren gjatë marrjes. Tek patentë shoferi ne duhet me e aftësu ngasësin. Jo me e bë inxhinier të komunikacionit por atij me ia mësu gjërat elementare që nesër i shërbejnë”, deklaroi ai./GS

Leave a Reply