4-vjeçari “rrëmben” veturën e nënës së tij dhe shkakton aksident

0
395

Një incident i jashtëzakonshëm me protagonist një fëmijë 4 vjeçar ndodhi disa ditë më parë në qytetin holandez të Utrecht.

4 vjeçari i mori makinën së ëmës dhe pas një shëtitje të shkurtër u përplas me një nga makinat e parkuara, raporton BBC.

Kalimtarët e shqetësuar thirrën policinë pasi e panë duke ecur i vetëm në rrugë në të ftohtë.

Policia tha se vogëlushi ishte zgjuar kur babai i tij u largua nga shtëpia për në punë, duke gjetur rastin të “rrëmbejë” çelësat dhe të shkojë për një shëtitje me makinën e nënës së tij.

Leave a Reply