E shtuna me mot kryesisht të kthjellët, maksimalet shkojnë deri në 25°C

0
46

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se e shtuna në vend do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët, me intervale të shkurtra vranësirash, por pa reshje.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës pritet të arrijnë nga 22 deri në 25 gradë Celsius.

Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here