Pas pulave të ngodhura, sot bregu i plazhit të Kunës në Shëngjin u mbulua nga një pluhur i verdhë. Kjo situatë vijon prej dy ditësh dhe nuk dihet çfarë mund të ketë shkaktuar këtë ndotje, fiks në prag të nisjes së sezonit turistik.
Pasi kanë konstatuar lëndën e çuditshme në det, pushuesit dhe pronarët e bizneseve buzë detit kanë kërkuar ndërhyrjen e instancave përkatëse. Ndaj menjëherë, sot janë vënë në lëvizje IMT (Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit) dhe Agjensia e Mjedisit për të verifikuar situatën në terren.
Fillimisht kanë marrë kampionet e para nga uji në plazh, për të përcaktuar shkaqet e ndotjes, por kanë shprehur edhe dyshimet e para. Përgjegjësi i IMT në Lezhë, Gjergj Elezi thotë se një lëndë e verdhë dyshohet se është hedhur nga anijet që mund të kenë shkarkuar vaj në bregdet, por ende nuk është e sigurte.