E dhimbshme: Vetëvrasja e profesorit nga Prizreni tragjike për familjen Alushaj, para rreth dy javësh i vdiq babai

0
7279

Vdekja e veteranit të UÇK-së dhe profesorit Muharrem Alushaj nga Prizreni ka tronditur gjithë familjen dhe të afërmit e tij. 51-vjeçari po dyshohet se i dha fund jetës së tij me armë zjarri, të dielën në mbrëmje, në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Të ndjerit, i cili ishte nga fshati Poslisht, para pak minutash i është dhënë lamtumira e fundit. Kjo ngjarje ka lënë të pikëlluar familjen e ngushtë, të cilët përjetuan edhe një humbje, para rreth dy javësh, kur vdiq babai i Muharremit.

Sipas informacioneve të para, ndonëse ende nuk është konstatuar motivi që e ka shtyrë 51-vjeçarin t’i jap fund jetës, i njëjti vuante nga depresioni tash e një kohë.

Mbrëmja e së dielës ishte tragjike për familjen, e cila e gjeti Muharremin pa shenja jete, në shtëpinë e tyre, ku bëri vetëvrasje me armë zjarri.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka intervenuar në vendin e ngjarjes, nderkohë që Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të rastit

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Rajonit të Prizrenit.

“Sot me date 23.04.23, rreth orës 21:05 ,në polici është raportuar për rast dyshimi për vetëvrasje. Policia dhe mjeket e emergjencës kane dale ne vendngjarje, nga mjeket është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktima është i moshës 51-vjeqare nga Prizreni. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jete dërgohet ne Institutin e Mjekësisë ligjore ne Prishtinë. Rasti cilësohet si “Vetëvrasje”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë në Prizren.

Edhe miq e familjarë të të ndjerit kanë njoftuar për vdekjen e tij.

“Është ndarë nga jeta në moshën 51 vjeçare profesori dhe veterani i UÇK-së, Muharrem Alushaj nga fshati Poslisht.

Alushaj ishte profesor në gjimnazin “Remzi Ademaj” dhe drejtor i shkollës së gjuhëve të huaja “Universum” në Prizren.”, thuhet në njoftimin e fshatit.

Leave a Reply