Flamurin paperspektiva e dërgoi në mërgim

0
930

Kjo shqiponjë (pikturë) është bërë nga Flamur Salihi, nga Arbana e Prizrenit.

Ai, ka përfunduar studimet master në Juridik, por që perspektivën, u desh ta kërkoj në Perëndim.

Ëndrra dhe shpresa për të jetuar, punuar e kontribuar për vendin e vet, iu shua kur në fund të vitit të kaluar migroi në Gjermani.

Familja e ka të vetmin djalë, që as ajo por dhe as Flamuri s’kishin ëndërruar, që pas kaq vite lirie, shteti të pavarur, të marrë rrugën e kurbetit.

Madje, as shpresa e viteve të fundit për një të ‘ardhme prosperuese ‘, s’ mundi ta ndal.

Me shkollim superior, nuk gjeti dot punë, sepse nuk i takoi asnjë vie politike.

Arti, në Kosovë, ende është luks !

I lindur artist. Por, nuk e ndoqi ëndrrën e talentin për shkollën artit.

Nuk e pati mundësinë.

Ai, vazhdoi me këmbëngulje, duke bërè qindra punime, pikturë, portrete peisazhe në letër e pëlhurë deri tek skulpturat.

Të gjitha me mund e sakrifica.

Kështu, nga dashuria për vendin e punoi edhe këtë shqiponjë.

Ai, tashmë punon si punëtor krahu diku në Gjermani, sepse Kosova nuk i ofroi asgjë.

Krahas punës vazhdon edhe me artë.

Kjo shqiponjë, u punua nga ai ditë më parë në kurbet (Munih).

Nga dashuria, që ka për vendin pikturoi këtë shqiponjë.

Do ta titulloja këtë: ” Një shqiponjë për Flamurin”.

Urojmë që atje të ketë shëndetin, e krahës punës së krahut, të vazhdoj me talentin e artistit.

Këtu, askush sia vlerësoi,

as shkollimin e as artin !

Ishte i pa krahë, i pa ngjyrosur politikishtë.

Prandaj “iku”!

Tmerr !!!

Flamur, urime Festën e Pavarësisë së Kosovës-17 shkurtin !

Me shpresën që jo vetëm djem e vasha të reja, të mos e braktisin vendin, në emrin Tuaj (rini), Uroj më të mirën për Ju, jo jashtë, por në Kosovë !

Gëzuar 🇽🇰 !

Shkruan: Bashkim KAJDOMÇAJ

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply