Driton Selmanaj fiton postin e deputetit

0
449

Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mësohet se në mesin e deputetëve edhe këtë mandat do të jetë zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj.

Burime të Reporteri.net në Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thonë se Driton Selmanaj është në mesin e dhjetë më të votuarve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ai ka arritur të marr vota për të qenë në mesin e 10 deputetëve më të votuar të LDK-së:, ka thënë ky burim.

Kujtojmë që KQZ nesër me datë 4 mars do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Në këtë zgjedhje Vetëvendosje ka fituar 58 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës 19 deputetë.

Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputetë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguaruar 8 deputetë.

Leave a Reply