Drilon Thaqi, boksieri nga Prizreni po na bën krenar me sukseset e tij në kampionatin nacional në Itali

0
1074

Drilon Thaqi aktualisht është 21 vjeçar, teksa me me sportin e boksit ka filluar të merret nga mosha  5 vjeçare.

Në Kosovë ka zhvilluar 70 meqe si pioner junior, të cilat janë përcjellur me paraqitje dinjitoze dhe të kurorëzuara me suksese të mëdha e fitore të merituara.

Si rrjedhojë, në moshën 17 vjeçare, Driloni ka përfaqësuar Kosovën në kampionatin evropian i cili është mbajtur në Bullgari, me ç’rast ka arritur ta zë vendin e pestë në Evropë.

Në Itali ka zhvilluar 33 meqe, shumicën i ka përfunduar me fitore dhe ndërprerje në raundin e parë.

Driloni, aktualisht po merr pjesë në kampionatin  shtetëror të Italisë pasi është shpall kampion i Toskanës me 4 fitore të pastra. Në kampionatin shtetëror në Itali pas eliminimit të tre konkurrentëve të tij, njërin me negdaun, ka arritur në gjysëm finale dhe meqin e rradhës do ta realizoj pasnesër, pra dy meqe e ndajnë të fitojë titullin e kampionit të Italisë në kategorinë 75 kg./04 Online

https://www.facebook.com/100005810015849/videos/1282289335890475/
https://www.facebook.com/drilonthaqiboxer/posts/pfbid0w2WyLJ4YAkmScpYSAX9rsGo1p4Adws46hMDkcRAmpxyTPVBkQe1JJmikJtx2jNnvl

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here