“Junior 06 Moni Bau” kampion vjeshtor

0
357

Basketbollistet e KB Junior 06 Moni Bai janë dukshëm më të dalluara në Ligën e vajzave për U-14. Ato pas 6 xhirove nuk dinë për humbje.

Së fundi shënuan fitore bindëse në Gjakovë, duke i deklasuar vendëset me rezultat 64:18.

Kësisoj gocat juniore të trajnerit Ramush Rushiti e përmbyllën pjesën e parë të edicionit të sivjetmë si kampione vjeshtore me bilanc të qindpërqindtë të sukseseve: 6 ndeshje – gjashtë fitore.

Në rrugë të këtij suksesi janë edhe pionierët e KB junior 06, të cilët pritet që javën e ardhshme të shpallen kampionë. “Pa dyshim, puna, diasplina, angazhimi dhe partnerët tanë besnikë janë komponentët kryesorë për këtë sukses tonin.

I falënderoj të gjithë dhe ua uroj këtë sukseses të përbashkët”, ka thënë kryetrajneri dhe drejruesi i KB “Junior 06 Moni Bau”, Ramush Rushiti.

Leave a Reply