Drejton automjetin pa e siguruar fëmijën në ulësen për fëmijë, dënohet me 150 euro

0
233

Një shofer është dënuar me 150 euro gjobë nga Policia e Kosovës për shkak se ka drejtuar automjetin pa e siguruar fëmijën në ulësen për fëmijë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

‘’Në bazë të video-incizimeve të publikuara në media, Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikoj shoferin i cili gjatë drejtimit të automjetit nuk ka siguruar fëmijën në ulësen për fëmijë, i njëjti është gjobitur dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik’’, thuhet në njoftim.

Dënimi është shqiptuar gjatë ditës së djeshme rreth orë 19:00 të mbrëmjes./Lajmi.net

Leave a Reply