Dëshmorët kanë vetëm ditëlindje! Kushtuar Dëshmorit – Lulzim Guta

0
1163

Marsi i 98′-së, ishte pikëpjekja e një pikënisje të re për dinjitet identitar e kombëtar. Këtë më së miri e dëshmoj heroizmi i rrallë i flijimit të Komandantit legjendar Adem Jasharit me familje për liri, ku mobilizoj ndërgjegjën tonë kombëtare për në aradhat e UÇK-së.

Si pasojë e regjimit të asaj kohe dhe gjendjes së rënduar të popullit tonë u shtua nevoja jetike për një organizim frontal përkatësisht kristalizimit të idesë për një luftë të organizuar e të armatosur për mbrojtjen e atdheut.

Ti vëlla Lul, si shumë vëllezër të tjerë, fëmijërinë e kaluat nëpër tanke e tyta të armikut, u rrite në frymën e atdhedashurisë, u edukove dhe u shkollove duke të munguar më e shtrenjëta, liria. Andaj pikërisht kur rrite shtatin, mu atëherë kur arrite pjekurinë e të kuptuarit të rëndësisë së lirisë, mu atëherë kur vendi kishte nevojën më të madhe për ne, pra në pranverën e 98-së, duke festuar ditëlindjen tënde, ti u rreshtove krahas kërkesës si domosdoshmëri e kohës krahas idealit për liri.

Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si një ndër ushtarët më të ri, ti luftove me nder u flijove dhe u rilinde për atdhe!

Ditëlindjen tënde më 28 mars 1998 e festuam bashk si vëllau me vëlla, ndërsa ditëlindjen e flijimit më 28 shtator 1998, po ta feston i gjithë Kombi.

Sot në këtë ditë të veçantë, do të doja shumë të të kisha në krahë duke të përqafuar e shtrënguar fort dhe duke të thënë Urime Ditëlindjen Vëlla Lul. Mungesa e pranisë tënde fizike më bënë po aq të përmalluar sa dhe krenar, thjesht më ka marr malli vetëm të të shoh. Gjithnjë do të jem i rreshtuar krahas veprës tënde sublime dhe heroike.

Jeta në Liri paska kuptim, e kuptimi je ti Heroi im!

Dëshmorët kanë vetëm Ditëlindje, LAVDI!

Lavdi Vëlla LUL!

Lavdi gjithë të rënëve për Liri!

Me nderime, yt vëlla Ilir Guta

28.03.2024

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here