Deputeti gjerman: Vuçiq po i tregon BE-së gishtin e mesit

0
204

Qëndrimi në Kinë i Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në një kohë kur në Tiranë u mbajt samiti i Procesit të Berlinit, nuk ka mbetur pa u kritikuar. Vuçiq nga Kina pati kritika të shumta për Kosovën, derisa tregoi për bisedat që i zhvilloi atje, ndër të tjera edhe me Vladimir Putinin.

E, sipas deputetit gjerman, Reinhard Butikofer, me veprime të tilla, Vuçiqi po ia tregon gishtin e mesit Bashkimit Evropian, shkruan Reporteri.net.

Ai ka listuar si të gabuara të gjitha këto veprime të Vuçiqit, përfshirë edhe aneksin e marrëveshjes së Brukselit, që, sipas kryeministrit Kurti, kryeministrja serbe Ana Bernabiq refuzoi ta nënshkruante.

“Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit: Vuçiq preferon të shkojë në Pekin; kryeministrja serbe refuzon t’i bashkohet fotos familjare, sepse refuzon të respektojë flamurin e Kosovës; dhe, natyrisht, ata nuk duan të nënshkruajnë një marrëveshje, të cilës nuk kanë ndërmend t’i përmbahen. Gjeni gabimin”, shkroi Butikofer.

Leave a Reply