Keni stres dhe dhimbje koke, thuajini ‘lamtumirë’ vetëm me një masazh te…

0
308

Stresi, ankthi, dhimbja e kokës ose përgjumja janë disa nga simptomat më të shpeshta te njerëzit që shkaktohen nga një ditë e ngarkuar me angazhime. Por zgjidhja e të gjitha këtyre është shumë e thjeshtë, vetëm me një masazh veshi.

Tërheqja dhe fërkimi i butë i zonave të ndryshme të veshëve, veçanërisht lobet, stimulon shumë mbaresa nervore dhe ato mund të ndihmojnë trurin të çlirojë endorfina. Këto hormone dihet se na bëjnë të ndihemi mirë dhe ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve. Gjithashtu, ato mund të përmirësojnë edhe qarkullimin e gjakut.

Një tjetër studim u krye midis pacientëve gjatë një periudhe fertilizimi in vitro. Rezultatet vërtetuan se masazhi i veshëve është një gjë e mirë për të bërë në këtë lloj situate stresuese. Masazhoni një pikë të veshit me lëvizje të ngadalta rrethore nëse ndiheni të stresuar, në panik, të shqetësuar, të lodhur ose të irrituar.

Kjo pikë është e vendosur në guaskën e sipërme të veshit, në pjesën që duket si një zgavër në formë trekëndëshi. Sipas disa studiuesve ky masazh ka një efekt jashtëzakonisht pozitiv në qetësimin e dhimbjes së kokës dhe migrenës. Përveç ushtrimeve të rregullta dhe mbajtjes së një diete të shëndetshme, gjithashtu mund të filloni të fërkoni pika të ndryshme te veshët çdo ditë.

Rezulton se masazhi mund të nxisë humbje më të shpejtë të peshës. Pasi të keni arritur qëllimin tuaj, sigurohuni që të vazhdoni ta kryeni për të ruajtur peshën dhe për të qëndruar të shëndetshëm. Meqenëse masazhi i veshit ka një efekt relaksues, mund ta bëni atë para gjumit. Edhe pse vetëm kjo procedurë nuk do t’ju ndihmojë të eliminoni plotësisht pagjumësinë, ajo mund t’ju ndihmojë të relaksoheni.

Leave a Reply