Daut Haradinaj dha dorëheqje nga posti i deputetit për t’ia lëshuar vendin Dreshajt, kjo është deklarata e këtij të fundit

0
451

Shemsedin Dreshaj nga AAK, është shprehur se deri më tani ka marrë vetëm informata jozyrtare se do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ka qenë Daut Haradinaj që ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga mandati i deputetit, për t’ia liruar vendin Dreshajt, për çfarë ai thekson se “kam vetëm informata anësore për këtë”.

“Zyrtarisht nuk jam i njoftuar as nga organet e partisë ose vet ai [Daut Haradinaj]”, është shprehur Dreshaj, njofton klankosova.tv.

Haradinaj këtë veprim e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, votues të AAK-së!

Dëshiroj të ju falënderoj për besimin e dhënë tash e sa mandate, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder duke qenë zëri juaj në Kuvend.

Tash ne rrethanat e reja që jemi, do heqë dorë nga ky mandat për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, dhe për të pasur mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë. Po ma kërkon struktura angazhimin në terren dhe nuk dua t’a bëj punën në terren në dëm të mandatit të popullit.

Kolegëve të mi ju dëshiroj suksese në këtë legjislaturë.
Do jemi shumë më të konsoliduar dhe më të përgatitur këtë vjeshtë.
Fituesit të këtyre zgjedhjeve ju uroj suksese.

I juaji,
Daut Haradinaj

Leave a Reply