Skuadra e Napolit vazhdoi me fitore në Serie A, pasi mbrëmë mposhti Milanin midis “San Siros” me rezultatin 0:2.
Një nisje fantastike e trajnerit Antonio Conte dhe tashmë Napoli llogaritet si skuadra favorite për të fituar “Scudetton”, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes mbrëmë, Conte tha se ka grupin shumë të mirë të lojtarëve.
“Ky është një nga grupet më të mira që kam pasur në karrierën time. Të gjithë shohin të njëjtin qëllim.
“Më pëlqen ambienti i krijuar nga Castel Volturno, me të gjithë stafin. Nga fizioterapeuti, kopshtari, futbollistët etj.
“Unë marr pasion, entuziazëm kur më ndodh të gjejë këtë lloj situate.
“Unë jam me fat që kam një grup djemësh që janë të jashtëzakonshëm. Kur ke djem të gatshëm të “vdesin” për fanellën, është më e lehtë”, u shpreh Conte
Napoli është në pozitën e parë në tabelë pas 10 xhirosh në Serie A, duke grumbulluar 25 pikë, tetë fitore, një barazim dhe një humbje.