“Chelsea është në gjysmëfinale për një arsye” – Zidane i kënaqur me barazimin e Real Madridit

0
344

Zinedine Zidane ka thënë se ishte i kënaqur me performancën e Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat.

Los Blancos ranë në fillim në sajë të një golit të hershëm nga Christian Pulisic, por barazuan 1-1 me anë të Karim Benzema para mbylljes së pjesës së parë me atë që doli të ishte rezultati përfundimtar.

Chelsea kishte mundësitë më të mira për të fituar ndeshjen por duhej të ishte i kënaqur me një barazim dhe tani finalisti do të dihet në ndeshjen e dytë të javës tjetër në Stamford Bridge.

“Në pjesën e parë ishte shumë e vështirë për ne, por ne e kontrolluam atë më shumë në pjesën e dytë”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

“Ata janë shumë të shpejtë, kanë lojtarë të mirë dhe kanë filluar shumë mirë. Në pjesën e dytë kemi pasur më shumë kontroll. Ne jemi akoma në lojë dhe jemi të kënaqur me performancën e përgjithshme. Gjithashtu luajmë mirë jashtë shtëpisë, ne bëjmë presion lart”.

“Chelsea është në gjysmëfinale për një arsye, ata janë një ekip i mirë. Ndeshja e dytë do të jetë shumë konkurruese”.

“Militao kishte një lojë të shkëlqyeshme, si të gjithë. Lojtarët i kanë dhënë të gjitha sonte dhe do të pushojmë tani. Karim është mbresëlënës, unë jam i lumtur për të. Unë nuk jam i befasuar nga ajo që ai bën”.

“E rëndësishme është përpjekja që ata bënë. Kundërshtari është shumë i mirë, duhet të vuash. Por unë jam i lumtur për të gjithë, sepse ne jemi ende gjallë dhe duhet të shkojmë në Londër për t’u përpjekur të fitojmë ndeshjen”, përfundoi trajneri i Realit. /Telegrafi

Leave a Reply