Jassim Bin Hamad Al Thani, Princi i Kurorës së Katarit, synon të blejë Manchester United. Shifra e blerjes së klubit legjendar anglez llogaritet rreth 6 miliardë euro.
- “Jam tifoz i përjetshëm i United. Dua të rikthej klubin në lavdinë e tij të mëparshme, si brenda dhe jashtë fushës. Dua që United të njihet në mbarë botën për ekselencën e tij futbollistike dhe të konsiderohet klubi më i mirë”.
Në lidhje me mundësinë e blerjes së “Djajve të Kuq”, babai i Princit të Kurorës së Katarit mendon ndryshe. Sheikun Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani nuk e entuziazmon kjo ide.
“Unë nuk jam tifoz futbolli. Nuk më pëlqen ky investim për Manchester United. Por, disa nga fëmijët e mi e adhurojnë futbollin. Ata flasin shpesh me mua për futboll, por ky nuk është specialiteti im”.