E dimë tashmë që të humbësh peshë është sfidë më vete, dhe më e vështirë akoma është organizimi i vakteve. Por ka disa kombinime ushqimesh që përshpejtojnë metabolizmin dhe reduktojnë yndyrnat.
Çaj jeshil, mente dhe disa pika limon- Çaji jeshil është një nga pijet për ata që dëshirojnë t’i kthehen një jetese të shëndetshme.Kjo pasi është e pasur me antioksidantë. Kur i shtoni disa pika limoni çajit jeshil përshpejtoni rënien në peshë. Ndërsa mentja redukton urinë.
Mollë, gjalpë kikiriku dhe kanellë pluhur- Për një mesvakt fantastik ky është një kombinim perfekt. Gjalpi i kikirikut ju bën të ndjeheni të ngopur me pak sasi pasi përbëhet nga yndyrnat monosature. Molla përmban fibra që ju ndihmojnë të hiqni yndyrën dhe kanella përmban polifenolë që ndihmojnë përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Pulë dhe spec djegës- Pra të bësh pikante një nga proteinat më ekonomike. Pula ju ngop me pak sasi dhe ndihmon në formimin e muskujve. Speci djegës dihet që ndihmon në aktivizimin e organizmit dhe përshpejton djegien e yndyrnave.