Burri nga Prizreni rrah gruan derisa po flinte

0
362
Foto: Ilustrim

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Prizren, dje në orët e mesnatës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti është raportuar në Polici nga një grua, e cila e ka denoncuar bashkëshortin në Polici, për dhunën që ka ushtruar ndaj saj.

Në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici thuhet se burri e ka sulmuar me grushte në komë derisa ajo ka qenë në gjumë, duke i shkaktuar shqetësim të madh.

Ashtu siç ndodhë shumë herë qe gratë s’i denoncojnë bashkëshortët në momentin kur përjetojnë dhunën për shkak të frikës, i tillë është edhe ky rast.

Sinjali mëson se gruaja nga Prizreni në vazhdimësi ka përjetuar dhunë nga burri i saj, i cili përveç që e ka rrahu fizikisht, i njëjti edhe e ka kërcënuar me jetë.

Pas marrjes së deklaratës nga viktima, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe inicimin e rastit ndaj tij si “dhunë në familje”.

Leave a Reply