Brukseli, po na e vonon integrimin në BE-ane, veç shkaku i proamerikanizmit tonë!

0
446

Fakti dhe akti i iniciatives sē Ligjevënësve amerikan, që t’i drejtohen Presidentit Bajden, lidhur me rishtqyrtinin e raporteve midis Serbisë dhe Kosoves, dëshmon me se miri që Amerika me këte Presidencë aktuale definitivisht po i rikthehet me shumë vëmendje dhe kujdes strategjisë së menagjimit të krizave globale, atyre kontinentale, dhe atyre rajonale. Kriza këto që në gjeopolitiken e re amerikane janë cilësuar e kuptuar si kërcënime shumë serioze të interesave të tyre në rajonin e Ballkanit Perendimor. Dhe jo vetëm këto çështje, po njejtë me këte “dioptri” duhet shikuar edhe iniciativat e vonshme të DASH-it (Departamentit të Shtetit Amerikan), e të zbatuara nga sekretari Blinken, lidhur me shpalljen e “personave non grata”, ne rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Administrat Bajden, është duke vazhduar politiken e saj globaliste, ashtu sikurse ishte në kulmimin e saj të bombardimeve në vitin 1999..Andaj, këte dhe gjitha iniciativat tjera, që kanë tē bëjnë me rehabilitimi e “rolit global të Shba-ve” , duhet shikuar në kontekstin e interesave globale amerikane, ku edhe siguria, edhe qetesia, e rajonit, e edhe krimi e korrupsioni, përfshihen në kētë agjendē . Mendoj qe kjo dhe iniciativat e”rolit global të Shba-ve”, janë edhe në favor të shqiptareve . Shqiptarēt, duhet vetēm t’i parashkruajnë, definojnë dhe t’i identifikojnë ato sa më parë dhe sa më qartë; interesat e tyre strategjike e kombëtare në dekadat që po hyjme! Në mënyrë që këto interesa, të si kro izohen, të përputhemi dhe akomodohen me ato amerikane…Fatkeqësisht, Europa ende është duke na injoruar edhe si shtet, po edhe si komb e si faktor relevant në rajon. Dhe ky injorim shihet më së miri me vonesat dhe pengesat që është dike ua aranzhuar jo vetëm Kosoves, po edhe Shqipērisē!? Duket qē Brukseli, thënë mē thjesht po na e vonon dhe vështërson qellimisht integrimin tonë në BE-ane, veç shkaku i proamerikanizmit tonë!

Nē kēte kontekst duhet thënë se poashtu në botë është duke ndodhur një rirreshtim i madh ekonomik, social, politik e sidomos një sish ushtarak e gjeopolitik. Në këtë proces, Amerika (si një superfuqi kontinentale) bashk me Anglinë (si superfuqi detare), po shihet ashiqare që dëshirojnë ta “ushqejnë dhe mirëmbajnë”edhe më tej faktorizimin e tyre përmes ndikimit (in)direkt në gjeografinë dhe politikën e Ballkanit Perëndimor. Kjo më së miri u kur eshe publikisht ambasadori anglez, doli në përkrahje tê luftimit të krimit dhe korrupsionit në pjesën veriore të Kosovës, kur shumica e shtetetve tjera europiane, ose heshten ose quan “selame” nga Brukseli për “përmbajtje nga ushtrimi i dhunës…”! Anglia me pêrkrahjen publike, midis tjerash neve ballkanasve është duke na sygjeruar që si shtete serioze duhet definitivisht të mësohemi të marrim dhe ta ruajmë përgjegjësinë për sigurinë dhe stabilitetit e rajonit.Tekefundit, ajo këte interesim e dëshmoj me të deleguarin special pēr Ballkanin, tē ushtarakut të saj…

Shkruan: Fadil MALOKU

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply