Brdaric mbërrin në Shqipëri, nuk rikthehet i vetëm te Vllaznia

0
203

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në stolin e 9 herë kampionëve të Shqipërisë Qatip Osmanin.

Brdaric punoi me kuqeblutë në periudhën gusht 2020-mars 2022. Vllaznia e tij luante bukur dhe argëtonte tifozët. Ish-sulmuesi i Gjermanisë fitoi një Kupë Shqipërie me shkodranët, teksa iu afrua shumë titullit.

SuperSport mëson se Brdaric ka mbërritur në Rinas rreth orës 9:00 dhe menjëherë është nisur drejt qytetit më të madh verior për të firmosur kontratën me presidentin Alban Xhaferi.

Trajneri nuk do të jetë rikthimi i vetëm, pasi te Vllaznia do të bëjë pjesë edhe Matko Djarmati. 42-vjeçari kroat, i cili ka qenë i pandarë me Brdaric gjatë viteve të fundit, mbajti postin e drejtorit sportiv të kuqebluve në periudhën 2020-2022.

Edhe pse roli i tij i ri nuk është përcaktuar ende, me shumë mundësi ish-lojtari i Skënderbeut, Besës, Dinamos, Kastriotit dhe Tërbunit, pritet të emërohet ndihmësi i Brdaric në pankinën e Vllaznisë.

Për të nisur eksperiencën e dytë me klubin historik shqiptar, me objektivin për të dërguar skuadrën drejt fitimit të titullit kampion, që Shkodra e pret prej vitit 2001.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here