Bora Zemani tregon eksperiencën e saj si VELINË: Unë isha shumë e turpshme dhe e ndrojtur 

0
293

Moderatorja Bora Zemani mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, ku u diskutua për emisionin “Fiks fare” dhe rrugëtimin që në fillimet e transmetimit, ku ajo ka rrëfyer ekperiencën e saj si velinë në këtë emision.

Bora shprehet se ka qenë e turpshme dhe e ndrojtur dhe se ekperienca e saj e parë në televizion ka qenë “Supermodel of Albania”, e dyta tek “Top Fest” dhe më pas tek “Fiks fare”.  Tek “Fiks fare” Bora ka qenë velinë dhe tregon se nuka e ka patur shumë me pasion as nuk ndihej mirë më këtë por kur ju dha mundësia gëzoi pasi e pa si hapjen e dyrve të Televizionit.

“Unë isha shumë e turpshme, shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr. “Supermodel of Albania” ka qenë eksperienca ime e parë televizive, ndërkohë më pas ka qenë “Top Fest” dhe pastaj “Fiks fare”. Unë nuk është se isha shumë tipi i velinës. Nuk e gjeja shumë veten. E kasha lënë shkollën e baletit se nuk më pëlqente më. Nuk e shikoja veten shumë mirë dhe nuk e bëja dot këtë gjë. Mirëpo kur u dha kjo mundësi u gëzova shumë sepse është një trampolinë e madhe për punën në televizion.”- ka rrëfyer Bora.

Bora Zemani ndërkohë është moderatore  “Përputhen”, një show i njohur në publikun shqiptar. 

Leave a Reply