Kandidati për deputet, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se po sulmon prokurorinë dhe drejtësinë për të shmangur përgjegjësinë ligjore.
Sipas Berishës, çështjet si milionat e vjedhura në KEK, rezervat shtetërore dhe tenderët njëburimorë do të trajtohen nga organet e drejtësisë, pavarësisht tentativave të Kurtit për të krijuar struktura paralele në kundërshtim me ligjin.
Ai theksoi se përpjekjet e Kurtit janë një përpjekje e fundit për t’i ikur Dubravës.
Postimi i plotë:
Klithmat dhe piskamat cep në cep të Kosovës nga Albini, nuk kanë të bëjn me nuhatjen e tij për humbje të pushtetit.
Hallin e ka, se po e pretë Dubrava, milionat e vjedhura në KEK, rezervat shtetërore, tenderat një burimorë etj etj, do të trajtohen nga organet e drejtësis, do a po nuk do ai.
Sulmet kundër prokururorisë të shtetit gjatë gjithë fushatës, dhe premtimi për themelimin e organeve paralele në drejtësi në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet në fuqi, është përpjekja e fundit që Albini po mundohet për me i ik Dubravës!