Berberi humanist, fitimin e tij e jep për operimin e 2-vjeçarit nga tumori (VIDEO)

0
284

Berberi Riad Sinani, nga Mitrovica, të dielën hapi lokalin vetëm që t’i dalë në ndihmë vogëlushit Joel Qarkaj, që është i prekur nga tumori në kokë dhe tërë fitimin vendosi ta dhurojë për dyvjeçarin.

Një mërgimtar, që erdhi nga Gjermania, me të marrë vesh lajmin, jo vetëm se erdhi për t’i prerë vetë flokët, por i solli edhe dy nipërit e tij.

Televizioni ka kontaktuar edhe me prindërit e Joelit, që të njëjtit së bashku me të birin ndodhen në Turqi dhe sipas tyre, kostoja fillestare prej 30 mijë eurosh është siguruar.

Joeli do t’i nënshtrohet operacionit gjatë së hënës.

Leave a Reply