Benzema largohet nga Real Madrid

0
165

Pak ditë më parë kërkoi të hedh poshtë çdo thashethem, por tashmë është zyrtare. Cikli i Karim Benzema te Real Madrid ka përfunduar.

Përmes faqes së saj, klubi spanjoll ka konfirmuar se nuk do rinovojë kontratën e fituesit të “Topit të Artë” për të mbyllur kështu periudhën 14-vjeçare të tij në kryeqytetin spanjoll. Largimi i 35-vjeçarit ka të ngjarë të jetë e lidhur me kalimin në Arabinë Saudite, ku pritet të firmos me klubin e Al Ittihad, që rrëmbeu titullin kampion.

Sulmuesi do t’i bashkohet skuadrës me bazë në Jeddah në një marrëveshje që vlen më shumë se 172 milionë euro në vit. Benzema ka bërë mbi 600 paraqitje në të gjitha garat për “Los Blancos” dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i klubit në të gjithë kohërave pas Cristiano Ronaldos. Ai mbërriti në ‘Bernabeu’ në vitin 2009 pas sezoneve fantastike në kampionatin francez me Lyonin. Që nga ajo kohë, Benzema ka qenë pjesë stabël në formacionin madrilen, ku ka arritur të fitojë 5 herë Champions League dhe katër herë kampionatin spanjoll.

Leave a Reply