BE-ja publikon deklaratën që “vulos” marrëveshjen Kosovë-Serbi

0
271

Bashkimi Evropian ka publikuar deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, që e cilësoi si deklaratë në bazë të së cilës aneksi konsiderohet si marrëveshje e arritur.

Sipas deklaratës, “Bashkimi Evropian mirëpret palët që ranë dakord sot për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila parashihet të bëhet pjesë integrale dhe detyruese e rrugëve respektive evropiane të palëve”.

“BE-ja i konsideron palët që ranë dakord sot për aneksin e zbatimit të marrëveshjes, duke përfshirë marrëveshjen për zbatimin e plotë të detyrimeve nga marrëveshjet e kaluara të dialogut, si një arritje të rëndësishme. Paqja, pajtimi dhe zhvillimi ekonomik janë parakushtet kryesore për përparimin e përshpejtuar të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Borrelli ka thënë se e konsideron këtë deklaratë si bazë për zbatimin e marrëveshjes. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai ka dashur të nënshkruajë, por ka qenë Serbia që nuk e ka dashur një gjë të tillë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është krenuar që nuk ka nënshkruar./Koha

Leave a Reply