Bayern heq dorë nga Jacksoni, rikthimi te Chelsea i pashmangshëm

0
84

Bayern Munich ka vendosur të mos e aktivizojë opsionin e blerjes për Nicolas Jackson, duke i hapur rrugë rikthimit të sulmuesit te Chelsea në fund të sezonit.

23-vjeçari nuk ka arritur të bindë plotësisht drejtuesit e klubit bavarez, pavarësisht një bilanci prej 10 golash dhe 4 asistimesh në 29 paraqitje në të gjitha garat. Forma e tij është konsideruar nën pritshmëritë e vendosura nga klubi gjerman.

Vendimi është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv Max Eberl, i cili ka lënë të kuptohet se marrëveshja nuk do të shndërrohet në transferim të përhershëm.

Jackson pritet të rikthehet te Chelsea gjatë verës, ku do të vendoset për të ardhmen e tij në prag të merkatos së re./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here