Barcelona arrin marrëveshje për Alonson

0
274

Barcelona ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e mbrojtësit të krahut, Marcos Alonso, raporton “Sky Sports” të martën.

Mësohet se Chelsea ka pranuar ofertën e Barcelonës prej nëntë milionë eurosh për Alonson, që së shpejti do të bëhet zyrtare.

Alonso me Barcelonën do të firmosë kontratë trevjeçare dhe ekipit nga La Liga do t’i bashkohet pas kërkesës së trajnerit Xavi Hernandez, që e sheh si përforcim të duhur për mbrojtjen.

31-vjeçari këtë edicion nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për Chelsean, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016. Ai ka kontratë me londinezët deri vitin e ardhshëm.

Leave a Reply