Mbrëmë, në “Top Arena”, e ftuar në rubrikën e Brikenës “Kaq” ishte ish-banorja Greta Kazazi.
Intervista mes tyre si duket ka ndezur menjëherë përplasjet me Selin, duke sjell reagime virtuale në rrjetet sociale.
Gjithçka nisi kur Brikena vendosi ta kthente vëmendjen pas në kohë, duke i kujtuar Gretës periudhën brenda shtëpisë.
“Kam parë disa video që, kur kemi qenë në “Big Brother VIP”, ti, Shëndriti, Selin dhe Gimbo flisnit për mua. Po tani, çfarë flisni për mua”, ishte pyetja ngacmuese e Brikenës, e cila kërkonte të zbulonte nëse mendimi i ish-banorëve kishte ndryshuar tani që loja ka përfunduar.
Përgjigjja e Gretës ishte mjaft e matur dhe diplomatike. Ajo u shpreh se secili tashmë ka vazhduar me angazhimet e veta dhe se ajo që mbetet është respekti.
“Secili ka pasur angazhimet e veta. Gjithmonë mbetet shija e mirë. Edhe respekti për njëri-tjetrin. Siç kam për ty, edhe për të gjithë banorët e tjerë, sepse loja ka përfunduar”, tha Greta, duke bërë thirrje që gjërat e shtëpisë t’i lihen të shkuarës.

Mirëpo, situata si duket u ndez menjëherë pas intervistës, kur Selin reagoi me një postim tejet të ashpër në profilin e saj në Instagram.
Përmes një publikimi plot ironi dhe revoltë, ajo ndau një shkrim mbi çrregullimin e personalitetit narcisist dhe mënyrën se si mund të ndihmohet një person që vuan nga ky çrregullim.















































