Vera e zezë ndikon në shfaqjen e migrenës?

0
33

Deri më tani, nga ekspertët dhe shkencëtarët e shumtë janë bërë shumë hulumtime rreth anës së ndritshme të rrushit, e po ashtu edhe anës së mirë të verërave.

Kësaj radhe shkencëtarët janë marrë më shumë me verën e zezë dhe efektet negative anësore që ajo mund t’i ketë. Hulumtimi më i ri, i kryer në Brazil, tregon se konsumimi i verës së zezë mund të ndërlidhet me lajmërimin e migrenës.

Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë rreth 33 persona, të të dyja gjinive dhe moshave të ndryshme, të cilët rregullisht kishin konsumuar verë të zezë dhe te këta persona ishte vërejtur rreziku për t’u prekur nga migrena, për një afat prej 12 orësh pasi të kenë konsumuar disa decilitra të këtij lloji të verës.

Rreziku shtohej edhe më shumë pas konsumimit të verës me flavonidet taninë, antioksiduesve që i dhurojnë ngjyrën verës. Ky zbulim kishte të bëjë me verën nga Amerika e Jugut dhe shkencëtarët shumë shpejt planifikojnë studimet me verën e prodhuar në tokën Evropiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here