Makiazhi për sy

0
39

Kjo është pikërisht një ide e bukur, dhe mbi të gjitha për ato që nuk dinë të grimohen ose që kanë alergji nga tonet e syve.

Quhet Color On Professional, ose njihet si ColorOnPro. Janë tone sysh që ngjiten. E thënë kështu duket pak e çuditshme dhe jo shumë e thjeshtë, por në të vërtetë, me një gjest të thjeshtë, mund të realizoni një make-up mbrëmjeje ose një grim natyral për ditën.

Për ta aplikuar, ju mjafton vetëm të transferoni tonalitetin që preferoni, me të gjitha sfumaturat e tij, mbi qepalla dhe ta mbani me gisht për pak sekonda. Kaq mjafton.

Ideja është e mrekullueshme, pikë së pari sepse grimi është diçka e ndërlikuar për shumë persona.

Produkti është njëpërdorimësh, higjienik dhe hipoalergjik. Përveç kësaj, ai reziston për shumë orë.

Mund ta blini në dyqanet e Sephora. Është pak i shtrenjtë dhe nuk mund të përdoret çdo ditë, por për festa, pse jo?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here